“Spectre”, filmi më i ri i sagës së agjentit më të famshëm të ekranit, James Bond, duket i destinuar të ndjekë suksesin e paraardhësit “Skyfall”.
Me 1.1 miliard dollarët e nxjerrë prej tij, “Skyfall nuk i zhgënjeu aspak pritshmëritë, por edhe “Fantazma” duket se po ecën në të njëjtat hapa. Edhe pse nuk ishte në nivelin e debutimit të “Skyfall”, aventura e re e ‘007’ dominoi këtë fundjavë në ‘box office’, duke u renditur në krye të listës së fitimeve me 73 milionë dollarë.
“Spectre” i regjisorit të njohur Sam Mendes, e vendos agjentin sekret britanik përballë fantazmave të së kaluarës.
“Skyfall” e la dramën të hapur: Bondi, i interpretuar nga Daniel Craig e pa shtëpinë prindërore t’i shkatërrohej dhe eproren “M” të vritej. Çfarë ndodh në filmin e ri: agjenti këtë herë do të kalojë në ilegalitet, si mënyra e vetme për të rënë në gjurmët e kreut të organizatës së errët me emrin “Spectre”.
Nuk mund të mungonin padyshim edhe bukuroshet në krahun e agjentit, jo vetëm tmerrësisht të zotë, por edhe shumë joshës: e bija e një rivali të vjetër, Madeleine Swann, e interpretuar nga aktorja franceze Lea Seydoux, me të cilën arrin të depërtojnë radhët e grupimit të mistershëm, dhe Dona Lucia, e veja e një mafiozi, e luajtur nga Monica Bellucci.
“Spectre” nuk mbetet pas filmave të mëhershëm të James Bondit, për sa i takon skenave të aksionit, të cilave dozën e admirimit nga publiku ia shton dhe fakti që janë të gjitha reale: Craig është ngjitur vërtet në çatitë e godinave të qytetit Meksiko, me helikopterë të vërtetë që fluturojnë mbi kokën e tij, ndërsa për skenën e festivalit në rrugë u angazhuan mbi 1.000 personazhe me kostume të veçanta. /TCH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSfida e banorëve, Aldo: Kam qenë i lidhur me një person që ka qenë pjesë e kësaj shtëpie
"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë
Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve