LAJMI I FUNDIT:

Të shokuar – Yjet luten për viktimat në Paris

Të shokuar – Yjet luten për viktimat në Paris

Të premten në mbrëmje, Parisi ishte bërë cak i sulmeve të përgjakshme terroriste në të cilat kanë humbur jetën së paku 120 veta.

Dhe e tërë bota ka reaguar menjëherë ndaj kësaj ngjarje të tmerrshme dhe për kaosin që është krijuar në kryeqytetin francez, transmeton Zeri.

Shumë yje të shoubiznesit janë përgjigjur përmes rrjeteve sociale, duke gjykuar ashpër sulmet terroriste dhe duke u lutur për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Ndër të parët që është deklaruar në profilin e saj në Instagram, ishte Kim Kardashian, duke postuar një fotografi të Kullës së Ajfelit, me fjalët #PrayForParis (Lutuni për Parisin.

Më pas edhe motra e saj Khloe Kardashian dhe njerku Caitlyn Jenner, i janë bashkuar lutjeve të saj. Aktorja Kate Hudnson ka postuar një foto me mbishkrimin ‘Nuk ka rrugë drejt paqes, paqja është rruga’. Aktori Sam Smith në shok ka përcjellë lajmet në TV dhe më pas ka shkruar: “Lutjet dhe zemra urime është përkrah viktimave dhe të gjithëve në Paris”.
yje
Modelja Bella Hadid është lutur për ‘vendin e saj më të preferuar’. “Ju dua dhe mendoj në ju”, ka deklaruar ajo. Këngëtarja Katy Perry ka shkruar: “Njerëz, koha është për lutje për Parisin”. “Duke menduar për të gjithë në Paris”, ka shkruar këngëtari Harry Styles.


“Kjo dhunë e pakuptimtë duhet të ndalet”, janë fjalët e aktorit francez Gilles Marini. Në mesin e yjeve tjerë, që kanë ofruar ngushëllim për viktimat dhe familjet e tyre, janë edhe Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Megan Fox, Jennifer Lopez, Jennifer Aniston, George Clloney dhe gruaja e tij Amar, Nick dhe Joe Jonas, Rob Lowe, Henry Winkler dhe Juliette Lewis.

Në anën tjetër, Justin Bieber dhe grupi i famshëm, kanë anuluar koncertet e tyre në Paris, duke o solidarizuar me viktimat e terrorit. /Zeri/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj

Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj

Magazina
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Magazina
Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Magazina
“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori