LAJMI I FUNDIT:

Tea realizon ëndrrën

Tea realizon ëndrrën

Një muaj pas ndarjes së zhurmshme të Vesel Kurtishajt nga Tea Zhuli, kanë munguar lajmet në vijim për çiftin, pasi ndarja e tyre ishte vendim i pakthyeshëm.

Në rrjetet sociale ende vazhdojnë të qëndrojnë të hapura profilet për ta, që menaxhohen nga fansat e tyre, të cilët ende shpresojnë në një rikthim. Sipas dy ish-lojtarëve të “Big Brother 8” për ribashkim nuk bëhet fjalë, edhe pse ata vazhdojnë të shihen për shkak të punës.

Vetëm pak ditë para se të ndahej nga Veseli, Tea nisi punë si stiliste pranë sallonit të Lili Ismajlit, që është dhe grimierja e VIP-ave të spektaklit “Dance with me”, një prej të cilëve është dhe Veseli.


Përgatitjet çdo të hënë para spektaklit, bëjnë që dy ish-të dashurit të përballen në ambientet e sallonit të Lilit, apo “Tv Klan”, duke e shmangur njëri-tjetrin. Edhe pse u fol se tradhtitë e të dyve ishin arsyeja e ndarjes, asnjëri prej tyre nuk e pranoi diçka të tillë.

Ata nuk e fshehën faktin që ishte një ndarje e dhimbshme dhe se nuk mund ta harrojnë lehtë historinë e tyre. Sipas deklaratave që dhanë në media, ata thanë se shkak për ndarjen u bënë persona të tretë që ndërhynin në punët e tyre, dhe po ashtu fakti që zbuluan se ishin krejt tipa të kundërt ngaqë vinin nga realitete të ndryshme. Tea dhe Veseli u ndanë në fillim të muajit tetor, pas dy muajsh bashkëjetesë në Tiranë.

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj

Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj

Magazina
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Magazina
Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Magazina
“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori