LAJMI I FUNDIT:

King Vali Corleone kërcënohet nga ISIS

King Vali Corleone kërcënohet nga ISIS

Vali Corleone, personazhi më i përfolur shqiptar duket se ka vendosur që ta braktisë Kosovën, por jo me dëshirën e tij.

Burime të sigurta bëjnë me dije si Princ Corleone ditëve të fundit vazhdimisht ka deklaruar se ka marrë një mesazh kërcënues nga organizata terroriste, ISIS.

Princ, Vali Corleone u ka thënë burimeve tona se ka disa ditë që ai ka marrë mesash kërcënues nga kjo organizatë dhe se sipas tij kjo është arsyeja që ai po e braktisë Kosovën për të shkuar në vendin e tij të lindjes, në Sicili të Italisë, raporton 7dite.info


“Vali është kërcenu prej ISIS-it, ai nuk mund të qëndrojë më në Kosovë”, kanë thënë burimet.

Gjithashtu raportohet se vetura e shtrenjtë e Corleones tashmë është transferuar për në Itali.

“Edhe veturën ka disa ditë që e ka dërgu në Itali”, kanë thënë ato.

Ndërkaq portali 7ditëinfo ka provuar që ta kontaktojë Vali Corleonen lidhur me këto deklarata, po telefoni i tij nuk ka pasur qasje.

Kujtojmë që Historia e “fort”, e Corleones nisi në vitin 1983, por është zbuluar nga Valentino vetëm para 7 vjetësh. Valentino lindi në Sicili nga dy prindër me prejardhje nga fshati Corleone. Babai i tij u vra në kohën që e ëma Maria ishte shtatzënë, të cilën e vranë pas lindje së Valit.