LAJMI I FUNDIT:

Filmi për Amy Winehouse, kandidat për Oscar (Video)

Filmi për Amy Winehouse, kandidat për Oscar (Video)

Filmi për jetën e Amy Winehouse është përfshirë në listën e gjerë të kandidatëve për Oscar, në kategorinë e Dokumentarit më të mirë.

Në kuadër të filmave muzikorë, ndër kandidatët janë edhe dokumentari i Nina Simone, “What Happened, Miss Simone”, si edhe ai i Laurie Anderson, “Heart Of A Dog”.


Ndarja e çmimeve Oscar do të zhvillohet më 28 shkurt në Los Angeles.

Kujtojmë që Winehouse ndërroi jetë nga intoksikimi me alkool më 23 korrik 2011, në moshë 27 vjeçare. /Telegrafi/