LAJMI I FUNDIT:

Adrian Gaxha flet për lidhjen me prezantuesen (Video)

Adrian Gaxha flet për lidhjen me prezantuesen (Video)

Një video e hedhur në internet ku këngëtari Adrian Gaxha shihet teksa ecën dhe përqafon prezantuesen Fatma Methasani ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Në fakt thashethemet për lidhjen e tyre ka kohë që kanë nisur, por vetëm pas publikimit të videos Adriani dhe Fatma kanë reaguar, transmeton Telegrafi.

Adriani për lajmi.net ka mohuar të ketë ndonjë lidhje dashurie me prezantuesen, duke thënë se ai dhe Fatma janë vetëm shokë.


Ndërsa në anën tjetër Fatma ka zgjedhur që përmes një fotografie ku në bluzën e saj shkruante “Chokolata është i dashuri im”, të demantojë lajmin. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Adriani harron Luanën, në lidhje me një tjetër prezantuese (Foto/Video)

adrinn