LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon detaje për stilin e jetës së saj

Rita Ora tregon detaje për stilin e jetës së saj

“Si shqiptare e lindur në Kosovë, unë “vdes” për ushqimet e nënës sime. Ajo i bën shumë të shijshme sidomos pastat dhe ushqimet tjera tradicionale”, ka thënë Rita

Rita Ora vazhdon të pushtojë ballinat e revistave të njohura në botë. Këngëtarja më e famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare kësaj radhe ka pozuar dhe ka dhënë intervistë për edicionin më të ri të revistës së njohur gjermane “Joy”.

Revista gjermane e përshkruan këngëtaren prishtinase si këngëtare me shumë stil dhe para se gjithash shumë simpatike. “Rita Ora më këngën e saj të re “Body On Me”, jo vetëm që ka zënë vendin e parë në katër shtete, por ajo ka treguar sukses edhe si aktore, pastaj anëtare në jurinë e “The Voice” si dhe është imazh i markës së njohur të veshjeve “Adidas”, shkruan revista, përcjell “albinfo.ch”.

Për revistën “Joy”, talentja e njohur flet për stilin e saj të veshjes dhe nga kush frymëzohet. Ajo ka thënë se sa herë që nuk është në disponim, e shikon Pharrell Williams dhe gjen tek ai diçka të mirë. “Nëse unë kam një ditë jo të mirë, e shikoj një foto të tij dhe mendoj: Më duhet një kapele e tillë, një xhaketë dhe një palë xhinse të ngjashme si të tij. Kaq”, është shprehur Rita.


Më tej 25 vjeçarja shqiptare ka thënë se që e vogël i ka pëlqyer të eksperimentojë me stilin e veshjes së saj. “Shumë njerëz e marrin jetën shumë seriozisht. Unë e marr shumë thjeshtë dhe me disponim. Ndihem mirë edhe kur eksperimentoj me veshje”

Por veshja nuk është e vetmja pikë e dobët e saj. Ajo ka thënë se nuk arrin t’u rezistojë as ushqimeve sidomos atyre që i përgatit nëna e saj. “Si shqiptare e lindur në Kosovë, unë “vdes” për ushqimet e nënës sime. Ajo i bën shumë të shijshme sidomos pastat dhe ushqimet tjera tradicionale”, ka thënë Rita.

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Përplasja e papritur me Gjestit dhe Eglit, banori: Jam larguar sepse s’kam qenë mirë emocionalisht

Përplasja e papritur me Gjestit dhe Eglit, banori: Jam larguar sepse s’kam qenë mirë emocionalisht

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Kalo në kategori