LAJMI I FUNDIT:

Zënka e Stresit dhe Skivit, rikujtojmë disa përleshje të yjeve të hip-hopit shqiptar (Video)

Zënka e Stresit dhe Skivit, rikujtojmë disa përleshje të yjeve të hip-hopit shqiptar (Video)

Dikur të gjithë së bashku e tani as që duan ta shohin njëri-tjetrin në sy, emisioni Express në KTV kujton ngjarjet që e kanë karakterizuar skenën e hip-hopit shqiptar në vitet fundit.

Derisa në disa zhanre muzikore, siç janë pop e R&B, nuk ka krijime të shumta muzikore siç kishte të paktën në vitet e para të pasluftës, gjë të cilën e kanë deklaruar vet shpesh shumë muzikantë, është një zhanër tjetër, i cili pa asnjë dyshim se ka krijuar themele të forta.

Është skena e hip-hopit, që për shumë vite është duke sjellë hite të mëdha që po i mbijetojnë kohës, qoftë nga emra të dëshmuar, apo edhe të rinj. Shumë këngë, klipe e albume pati edhe në pesë vitet e fundit. Ishte viti 2010 kur labeli “BabaStars” publikoi albumin “Ma i madhi n’ven”.


Albumi përmbante shumë këngë, të cilat morën epitetin e hiteve. Disa prej tyre ishin: “I kom”, “Ma i madhi n’ven” etj. Pjesë e tij ishte edhe kënga “Na e bojna nice”, një bashkëpunim me hip-hop artistin Lyrical Son.

Kjo ishte kënga e fundit që i dëgjuam të këndonin së bashku Getin nga “BabaStars” dhe Festim Arifin, siç njihet ndryshe Lyrical Son, tash anëtar i labelit tjetër, “PINT”. Ky label u formua po ashtu në vitin 2010, por u bë publik për herë të parë në 2011-ën, me lansimin e albumit të dyshes shumë të suksesshme, Mc Kresha dhe Lyrical Son, që mbante titullin “P.I.N.T”. Po në 2010-shin, bujë të madhe bëri hip-hop artisti nga Mitrovica, Mc Kresha, me këngën e tij të pavdekshme “Lej flleshat”.

Kresha nuk u ndal aty, vazhdoi rrugën drejt sukseseve të tjera, duke sjellë këngë të ndryshme së bashku me anëtarët e labelit të tij, por edhe shumë bashkëpunime me emra të skenës sonë dhe kësisoj u shndërrua ndër personazhet më të kërkuar për bashkëpunime. Ai erdhi më vonë edhe me album me titullin “Emceeclopedy”, i cili po ashtu i solli mjaft suksese atij.

Treshja “TDS” hyri fuqishëm në skenë, pjesë e të cilit ishin edhe Majk dhe Onat. Hiti i tyre i parë ishte “Si manekene”, një bashkëpunim ky atëherë me grupin “Skillz”.

Majk dhe Onat vazhduan me projekte të tjera të përbashkëta, por edhe solo, e duke mos lënë anash as duetet. “Dea”, “Ka je”, “Lyrical WarFare”, “Me syza të dillit”, “Killa”, e “Bang bang,” janë disa prej këngëve të suksesshme të grupit, duke ardhur deri te krijimet e fundit të Majkit, “S’jena mo” e “Dashni”, hite të padiskutueshme në skenën tonë muzikore.

Madje, kjo e fundit, “Dashni”, mblodhi plot 300 mijë klikime vetëm për 12 orë.

Nuk lëmë anash edhe reperin 2po2, i cili punoi mjaft shumë gjatë këtyre viteve të fundit. Ai publikoi albumin e tij “Authentic,” i cili pati mjaft sukses, por çfarë vlen të përmendët është kënga “Prishtinali,” e cila i mblodhi pothuajse të gjithë reperët së bashku, duke ia kushtuar një këngë kryeqytetit tonë.

Rep skena dhuroi edhe shumë hite të tjera nga të tjerë emra, por tash do të ndalemi edhe te disa ngjarje të pashmangshme, siç ishin disa skandale.

Fillojmë me përleshjen në mes të “BabaStars” dhe OTR Noizyt në Aeroportin e Cyrihut. Menjëherë reperët dolën me videot e tyre për të treguar se kush ishte fituesi i atij dueli, e më vonë përpos videove, të dy këta labela realizuan edhe diss-a për njëri-tjetrin.

Kjo kishte bërë që të pritej për një tjetër përplasje fizike mes tyre në Prishtinë, ku pas një kohe të shkurtër, Noizy kishte ardhur për të mbajtur një koncert. Masat e sigurisë ishin ndërruar, por që për fat të mirë diçka e tillë nuk kishte ndodhur.

Nuk ishin vetëm “BabaStars” dhe “OTR”, të cilët kishin hasmëri mes vete. Edhe reperi nga Shqipëria Stresi ishte ndjerë i prekur me një këngë të Mc Kreshës në albumin e këtij të fundit. Kishte qenë Stresi ai që nxori një video, duke fyer Kreshën dhe duke e kërcënuar se nuk do ta lejojë të performojë në Shqipëri. U fol për një përleshje të mundshme mes këtyre dy reperëve, por që kjo nuk ndodhi.

Nuk ka sesi ta harrojmë Ledri Vulën. Lidhja e tij me këngëtaren Dafina Zeqiri i pati kushtuar shumë, pasi kjo e fundit pak kohë më parë ishte ndarë nga Krenar Çoçaj. Dhe ky i fundit u vu menjëherë në aksion, pas puthjes që Dafina dhe Ledri shkëmbyen në Videofest.

Ledri u sulmua nga Krenari dhe disa shoqërues të tij, gjë e cila bëri bujë të madhe në media. Mirëpo, pas kësaj, Ledri pati një rikthim të furishëm si solo-artist me këngën “100 probleme” dhe vazhdoi më tej me shumë projekte solo, por edhe bashkëpunime.

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Përplasja e papritur me Gjestit dhe Eglit, banori: Jam larguar sepse s’kam qenë mirë emocionalisht

Përplasja e papritur me Gjestit dhe Eglit, banori: Jam larguar sepse s’kam qenë mirë emocionalisht

Magazina
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Kalo në kategori