LAJMI I FUNDIT:

Hyundai që ngadalëson shpejtësinë para kamerave të policisë

Hyundai që ngadalëson shpejtësinë para kamerave të policisë

Hyundai në një të ardhme të afërt në modelin e ri Genesis do të vendosë një sistem, i cili i liron shoferët nga brenga për gjobat e mundshme nga vozitja e shpejtë.

Koreanët kanë prezantuar një pjesë të teknologjisë në Seul, e cila shfrytëzon GPS dhe i njeh lokacionet ku janë vendosur kamerat e policisë, me qëllim që në ato pika vetura të ngadalësohet në mënyrë automatike deri në shpejtësinë e lejuar.

Efekti i këtij sistemi është në ngadalësimin e shpejtësisë vetëm në pikat ku ka kamera, ndërsa porsa t’i kalojë ato rikthen shpejtësinë paraprake.


Kjo teknologji e ngadalëson shpejtësinë e automjetit deri në 800 metra para lokacionit ku janë të vendosura kamerat.

Megjithatë, kjo ‘mrekulli’ nuk do të vendoset në modelet e para të Hyundai Genesis që do të dalin në treg në fund të këtij viti, por koreanët premtojnë se instalimi nuk do të vonojë shumë. /Telegrafi/