LAJMI I FUNDIT:

Në gjysmën e parë të vitit, Volkswagen shet mbi tre milionë automjete

Në gjysmën e parë të vitit, Volkswagen shet mbi tre milionë automjete

Për herë të parë në histori, Volkswagen ka shitur mbi tre milionë automjete në gjysmën e parë të vitit. Saktësisht, 3.07 milionë automjete u janë dërguar blerësve anekënd botës për një rritje të shitjes prej 3.8 për qind.

Vetëm gjatë muajit qershor, kjo kompani ka dorëzuar 514.900 makina dhe shefat e kompanisë janë më se të kënaqur.

“Zhvillimi i seksionit të Volkswagenit për automjetet e pasagjerëve, në gjysmën e parë të vitit ka qenë shumë stabil, falë ofertave të llojllojshme”.


“Golf vazhdon të jetë modeli më i shitur, jo vetëm në variantin klasik, por edhe në atë ‘variant’ dhe ‘sportiv’ ”, ka thënë anëtari bordit të Volswagenit, Christian Klingler.

Në Evropë, në gjashtë muajt e parë të 2014, janë shituar 864.100 automjete të Volkswagen, kurse në vetëm në Gjermani shifra e shitjes është 285.700 automjete të reja.

Suksesi më i madh është arritur në regjionin aziatiko-pacifik, ku janë shitur 1.5 milionë automjete. /Telegrafi/