LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi ofron kamping me stil (Foto)

Mercedesi ofron kamping me stil (Foto)

Në sallonet e automjeteve dhe pajisjeve për kamping në Dusseldorf, Mercedesi do të prezantojë furgonin luksoz ‘marco polo’ të bazuar në gjeneratën e fundit ‘V Class’ që në këtë segment do të konkurrojë me Volkswagen California.

Zhvillimin e furgonit ‘marco polo’, prodhuesi gjerman e ka bërë në bashkëpunim me specialistët për kamping-automjetet, Westfalia, ndërsa që në shikim të parë kuptohet se bëhet fjalë për një automjet, i cili kampingut i jep dimension tjetër.

marcom3


Në brendi janë shfrytëzuar materiale kualitative, ngjyra të ngrohta dhe mobilje me dizajn modern.

Nga Mercedesi thonë se ky ‘marco polo’ është praktik si për udhëtime të gjata, ashtu edhe për udhëtime të përditshme dhe vozitje nëpër qytet, për shkak të motorit të fuqishëm, vozitjes së rehatshme, pjesës së jashtme kompakte dhe mundësisë së mirë manovruese.

Marcom2

Kuzhina përmban shporet me gaz, lavaman, frigorifer 40 litërsh, si dhe rezervuarë për 38 litra ujë të pijshëm dhe për 40 litra ujëra të zeza. Aty gjendet edhe tavolina për dy persona që mblidhet.

Me një të shtypur të butonit, ulëset shndërrohen në krevat për një person apo për dy persona (me dimensione 2.03m x 1.13m).

marcom1

Sa i përket motorizimit, në ofertë janë tre motorë katërcilindrash me naftë që zhvillojnë 134, 161 dhe 188 kalëfuqi. /Telegrafi/

marcom4