LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet enterieri i Mazda2 të re (Video)

Zbulohet enterieri i Mazda2 të re (Video)

Gjenerata e re e veturës japoneze, Mazda2, është me dimensione më të mëdha, ndërsa është interesante se do të ofrohet edhe motor i ri turbo me naftë 1.5 l, Skyactiv-D.

Si zakonisht, karroceria e automjetit është e maskuar (e fshehur), mirëpo jo edhe pjesa e brendshme. Falë një videoje të re, është dhënë vizioni i qartë se si do të duket gjenerata e re e këtij modeli të famshëm. Dizajni padyshim që dominohet nga detajet sportive, si jashtë ashtu edhe brenda.

E veçanta e Mazda2 është se ka dimensione më të mëdha. Karroceria është zgjatur për 140 mm, gjerësia ndërmjet boshteve është plus 80 mm, ndërsa lartësia është ngritur për 25 mm. Megjithatë, përkundër zmadhimit të dimensioneve, Mazda2 e re do të jetë për 100 kilogramë më e lehtë.


Motorët do të jenë nga seria Skyactiv. Ata që i pëlqejnë motorët me benzinë mund të zgjedhin motorin me katër cilindra 1.5 l, ndërsa ata që i duan motorët me naftë do të kenë në dispozicion, motorin e ri Skyactiv-D 1.5 l me fuqi maksimale prej 77 kW dhe moment maksimal rrotullimi prej 250 Nm.

Në ofertë do të përfshihen edhe marshet me manuale me gjashtë shpejtësi, si edhe marshi automatik.

Fillimi i shitjes së Mazda2 në tregun japonez është planifikuar në muajin gusht, ndërsa në Evropë, premiera do të bëhet në panairin e Parisit. /Telegrafi/