LAJMI I FUNDIT:

Jaguar dhe Land Rover do ta shndërrojnë veturën në asistent personal (Video)

Jaguar dhe Land Rover do ta shndërrojnë veturën në asistent personal (Video)

Megjithëse duhet pranuar se automjetet e ditëve të sotme janë të plotësuara me nivel të lartë të pajisjeve softuerike, Jaguar dhe Land Rover duan të shkojnë një hap më larg.

Nën emrin ‘Smart Assistant’ fshihet një sistem, i cili duhet ta përmirësojë dukshëm përvojën e vozitjes, në mënyrë që është i programuar që të kujdeset për të gjithë atmosferën në brendësinë e automjetit, ndërsa shoferit ia lë në dorë vetëm vozitjen.

Kjo do të thotë se porsa të hyjë vozitësi në automjet, Jaguari, gjegjësisht Land Roveri e identifikon përmes një kodi telefonik. Më pas, sistemi do të përshtatë mjedisin e vozitjes, temperaturën në kabinë dhe muzikën në vartësi nga preferencat e tij, madje do të ofrojë edhe masazh.


Po ashtu, duke u bazuar në informacionet e veta, do ta dijë edhe se ku do të udhëtoni në atë periudhë të ditës, ashtu që do t’ua ofrojë rrugët që kanë më pak komunikacion. Njëherësh do t’ju njoftojë për çdo detaj në lidhje me automjetin.

Sistemi do t’i analizojë edhe të dhënat nga kalendari i juaj dhe do t’ju tregojë për obligimet që keni. Krahas kësaj, do t’u njoftojë edhe përmes SMS-it kur duhet të shkoni në takim. Po ashtu, në rast se si pasojë e ngarkesës në komunikacion ju mund të vonoheni në takim, do ta njoftojë me SMS edhe palën tjetër rreth vonesës suaj.

Shikojeni videon e mëposhtme dhe jepeni mendimin tuaj, nëse kjo teknologji do t’i lehtësojë apo do t’i komplikojë akoma më shumë gjërat. /Telegrafi/