LAJMI I FUNDIT:

BMW X6 gjenerata e dytë

BMW X6 gjenerata e dytë

X6 e re e forcon pozitën e saj si një eksponent kryesor në kënaqësinë e ngasjes ekskluzive dhe rehatisë luksoze.

Nga pamja e jashtme është e dizajnuar që të japë ndjesinë e fuqisë dhe luksit, kurse nga brenda vjen me hapësirë të bollshme të kombinuar me karakteristika të shumta sportive në një hapësirë luksi.

bmwx62


Kjo veturë do të vijë në versionet M Sport dhe BMW Individuale, e cila pritet të ketë çmimin më të lartë.

Linja e parë e motorëve do te vijë në dhjetor të këtij viti, Bmw xDrive50i 450 KF (330 KW), xDrive30d me gjashtë cilindra që zhvillon 258 KF (190 KW), xDrive30d me gjashtë cilindra TurboCharger që zhvillon 381 KF (280 KW). Motori TwinPower Turbo do të jetë me transmision Steptronic tetë shpejtësi dhe ka arritur te reduktojë konsumin e karburantit deri në 22% në krahasim me gjeneratën e kaluar.

bmwx61

Në pranverë te vitit të ardhshëm pritet të shtohen edhe motorët xDrive35i 306KF (225KW) dhe xDrive40d 313KF (230KW).

Motorët xDrive do të jenë të pajisur me sistem inteligjent për katër rrota aktive.