LAJMI I FUNDIT:

Mercedes S65 Coupe që zhvillon 630 kalëfuqi (Foto)

Mercedes S65 Coupe që zhvillon 630 kalëfuqi (Foto)

Mercedesi e ka kompletuar ofertën për modelet S-Class Coupe me versionin më të fuqishëm AMG, motori i të cilit zhvillon 630 kalëfuqi.

Ky top model, sa i përket stilit, shumë pak dallon nga Mercedes S63 AMG Coupe, i cili e pati premierën në muajin prill.

Te Mercedesi i ri është ndryshuar dizajni i shpërndarësit të pasëm, ndërsa novitet janë edhe rrotat e aluminit, ndërsa shenja ‘V12 biturbo’ që gjendet në parakolp tregon mjaft për motorin e kësaj veture.


Bëhet fjalë për motorin twin-turbo 6.0 l me benzinë, i cili zhvillon 630 KF (463 kW) dhe moment rrotullimi prej 1.000 Nm.

Kjo mjafton që Mercedes S65 AMG Coupe të arrijë vetëm për 4.1 sekonda shpejtësinë nga 0 në 100 km/h. Modelet për tregun evropian do të arrijnë shpejtësi maksimale prej 250 km/h, kurse ato për tregun amerikan, 299 km/h.

Çmimi fillestar i Mercedes S65 AMG në Gjermani do të jetë 244.000 euro, ndërsa shitja do të fillojë në muajin shtator. /Telegrafi/

s651 s652 s653 s654 s655