LAJMI I FUNDIT:

Skoda Fabia, dizajn modern për veturë të re

Skoda Fabia, dizajn modern për veturë të re

Moderne, dinamike, emotive – Skoda Fabia e re po i afrohet skenës automobilistike. Skica e parë e dizajnerëve tregon një automjet të ri, të freskët urban, me gjene tipike të Skodas dhe plot karakter.

Është hera e parë në prodhimin e këtyre veturave që dizajnerët e Skodas kanë përfshirë elemente nga një automjet konceptual, kësaj radhe nga modeli Skoda VisionC.

Pjesa tjetër e frymëzimit për dizajnin final vjen nga Skoda motosport. Kombinimi i këtyre dy bazave, i ka dhënë modelit të ri dinamikë më të madhe, pasion dhe emocion.


Imazhi i ri lidh një formë të pastër kristalore me linja të theksuara me precizitet të lartë.

Modeli Hatchback karakterizohet me proporcione të baraspeshuara mirë dhe harmonike.

Skoda Fabia e re është nëntë centimetra më e gjerë dhe tri centimetra më e ulët (në raport me modelet paraprake).

Si shtesë, vetura e re ofron brendësi tërësisht të re, të ndryshueshme me mundësi individuale të përshtatjes. /Telegrafi/