LAJMI I FUNDIT:

Bentley Mulsanne, luksoz dhe sportiv

Bentley Mulsanne, luksoz dhe sportiv

Disa javë më parë u raportua se Bentley është duke planifikuar një version Mulsanne sportiv.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Wolfgang Durheimer, konfirmoi se këto raportime janë më se të sakta, pasi që Bentley vërtet është duke planifikuar të prodhojë në Mulsanne sportiv që pritet të debutojë në panairin e Parisit në muajin tetor dhe do të quhet Mulsanne Speed Bentley.

Motori i parë pritet të jetë me 6.7 litra twin-turbo V8 që do të arrijë të prodhojë 634 KF (472 KW), ndërsa nga 0-100 km/h mund të arrijë për më pak se pesë sekonda, kurse shpejtësia maksimale do të kufizohet në 321km/h (200mph).


Çmimi fillestar pritet të jetë 250.000 funte.

moulsane1 moulsane2