LAJMI I FUNDIT:

Rripi i mençur, shpëtim për vozitësit e lodhur (Video)

Rripi i mençur, shpëtim për vozitësit e lodhur (Video)

Shkencëtarët pranë Institutit të biomekanikës në Valencia të Spanjës kanë zhvilluar një sistem prototip që përcjell frymëmarrjen, pulsin dhe disa të dhëna bazë për gjendjen fizike të vozitësit.

Sistemi quhet ‘Harken’, ndërsa e mat pulsin nëpërmjet rripit të sigurisë, kurse frymëmarrjen me anë të sensorëve të vendosur në mbulesën e ulëses.

Sistemi funksionon në mënyrë që sensorët e regjistrojnë momentin kur shoferin mund ta zë gjumi, prandaj menjëherë aktivizohet alarmi për zgjim, i cili e bën të pamundur që njeriu ta humbë kontrollin mbi automjetin.


Ky sistem ende nuk është në treg, por pritet të vijë në një të ardhme të afërt, pasi është testuar në rrugë të mbyllura dhe tash është duke u testuar në kushte reale. /Telegrafi/