LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz S-Class me 1.000 KF

Mercedes-Benz S-Class me 1.000 KF

Veturat e rikonstruktuara nga kompania Mansory, në të gjithë historinë e saj, kanë pasur kritika të shumta.

Mirëpo, kohën e fundit kjo kompani duke se është larguar paksa nga fibrat e karbonit. Stilet e paraqitura së fundi janë më delikate, më elegante, dhe shumë më tërheqëse, transmeton koha.net.

Ata kanë lansuar Mercedes-Benz S62 AMG, i cili ka 1.000 KF dhe shpejtësinë maksimale e ka të limituar në mënyrë elektronike, prej 186 km/h.


Ndërsa ka shumë kritika për dukjen e tij, i cili është i tëri në të zezë, por nga brenda ngjyrë të bardhë, e cila duket shumë e bukur.

Kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km, e arrin në vetëm 3.2 sekonda, e që është një arritje e madhe, duke pasur parasysh se ajo është një veturë për katër persona. /Telegrafi/