LAJMI I FUNDIT:

Vetura me fuqi marramendëse, 2.000 KF

Vetura me fuqi marramendëse, 2.000 KF

Në ditët e sotme super-veturat sportive me 700 KF nuk janë të veçanta, mirëpo nëse flasim për ato 1.100 KF, e veçanërisht prej 2.000 KF, është një dallim drastik!

Kur flitet për super-veturat sportive apo për hiper-veturat sportive, madje edhe në qoftë se ato vijnë nga një “punëtori” e vogël ekskluzive, emri i prodhuesit Barnard, nga Afrika e Jugut, pothuajse nuk është përmendur askund, në fakt, është një padrejtësi e vërtetë, sepse produktet “garuese” të Barnardit mbushin plot 12 vjet!

Modeli BTR700, i cili është një evolucion i modelit B7, për herë të parë blerësve potencial u ofron personalizime kur është fjala për fuqinë e motorit. BTR700 posedon motorin General Motors LS7, V8, 7.0 l, i cili zhvillon 700 kalëfuqi, transmeton Koha.net.


Megjithatë, përveç modelit BTR700, kompania Barnard në ofertë ka edhe modelin BTR1100 dhe BTR2000, të cilët posedojnë dy Turbocharger.

BTR700 posedon marshin sekuencial pesëshkallësh, ndërsa BTR1100 dhe BTR2000 posedojnë marshet sekuenciale katërshkallëshe.

Modelet BTR1100 dhe BTR2000 janë prodhuar në një seri të limituar prej 10 njësive në vit.

Çmimi i veturave BTR ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por duke pasur parasysh teknologjinë e lartë dhe ekskluzivitetin, është e qartë se ato nuk janë prodhuar për blerësit e zakonshëm. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj

Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj

Auto
Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Auto
Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Auto
Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Auto
Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Auto
Mercedesi me motorr nga Renaulti dhe shumë raste tjera - 10 veturat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër

Mercedesi me motorr nga Renaulti dhe shumë raste tjera - 10 veturat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër

Kalo në kategori