LAJMI I FUNDIT:

Policia britanike e hutuar: Përplasen dy vetura policie, pa qenë askush tjetër në ato çaste në rrugë!

Policia britanike e hutuar: Përplasen dy vetura policie, pa qenë askush tjetër në ato çaste në rrugë!

Policia është duke hetuar rastin e përplasjes së dy veturave, pa qenë asnjë veturë apo njeri në afërsi.

Rruga që ndodhet në Wales në Britanisë, ka qenë e drejtë kurse moti ka qenë me diell.

Veturat Vauxhall dhe Ford që përdoren për nevoja të brendshme të Policisë, janë dëmtuar goxha shumë nga përplasja, transmeton Telegrafi.


Ende nuk janë bërë publik emrat e policëve që kanë qenë duke i drejtuar veturat, meqë ata janë duke u marrë në pyetje. /Telegrafi/