Nën organizimin e Federatës së Auto Sportit të Kosovës është mbajtur seminari për marshallë dhe zyrtarë tjerë të garave në auto sport.
Aty, sipas njoftimit nga FASK-u, kanë ligjëruar katër ekspertë nga Kroacia të cilët u ndanë shumë të kënaqur me interesimin e mikpritësve për trajnime në lëmin e auto sporteve.
Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kroacisë, Zrinko Gregurek, i cili njëherësh është edhe kryetar i FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore), ka dhënë vlerësim shumë pozitiv për punimet e bëra.
“Organizimi i këtij trajnimi është hap shumë i qëlluar i Federatës suaj. Në këtë mënyrë fitohet edukata e njerëzve për auto sport. Pa gjyqtarë të shkolluar nuk mund të ketë sport të mirëfilltë. Hapa të tillë duhet të marrin edhe federatat tjera, por fatkeqësisht nuk po e bëjnë“, ka thënë Gregurek.
Mysafiri nga Kroacia ka qenë i befasuar edhe me numrin e pjesëmarrësve në trajnim.
“Nuk kam pritur të ketë kaq shumë të interesuar, por tani po e shohim se e kemi sallën e mbushur plot me pjesëmarrës”, ka shtuar Gregurek.
Edhe kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me rrjedhën e punimeve.
“E them me plot përgjegjësi që ky trajnim ka qenë shumë i nevojshëm për ne, ndërsa është shumë shpresëdhënës dhe pa diskutim i frytshëm. Ne duhet të lexojmë shumë më tepër, të mësojmë, të shohim ku jemi dhe ku po dëshirojmë të arrijmë“, ka theksuar Rexhepi.
Numri një i FASK-së ka shtuar se Federata do të bëjë çmos për organizim sa më të mirë. “Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën, por jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë. Besoj që me përkrahjen e gjithëmbarshme, auto sporti në Kosovë do të ecë me sukses përpara”, është shprehur Rexhepi.
Gjatë punimeve të së shtunës, ekspertët nga Kroacia kanë ligjëruar për tema të ndryshme, ndërsa pjesëmarrësit në fund i janë nënshtruar testimit me ç’rast treguan rezultat mjaft të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGolfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos