Ai mori shumë dhurata për martesë, por kryedhurata mund të konsiderohej ajo e bërë nga kancelari Gjerman, Adolf Hitler – një Mercedez sportiv, kabriolet i kuq.
Makina mbërriti në Shqipëri me tokë, duke ardhur nga Shkodra. Për prodhimin e saj u deshën thuajse gjashtë muaj, ndërsa ishte kryevepra inxhinierike e kohës dhe maksimumi i luksit që njihej.
Sipas “Corriere della sera” ekzistonte vetëm një ekzemplar tjetër i këtij modeli, ai i Hitlerit. Në fakt, gazeta italiane gabonte se Mercedez-Benzi që i ishte dorëzuar Mbretit Zog, më 19 prill të 1938-ës, ishte model 540K kabriolet, i njëjtë me atë që Hitleri i kishte dhuruar po atë vit për martesën mbretit Faruk të Egjiptit dhe liderit sovjetik, Stalinit, me rastin e 60-vjetorit të lindjes.
Makina ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhë, me stemën mbretërore të stampuar në të dy dyert.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Zogu e mori atë me vete në Britani. Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën “ENX 957”, por Mbreti doli me të vetëm një herë.
Në vitin 1944 nën shtytjen e Geraldinës, ai i dhuroi makinën Kryqit të Kuq Britanik dhe ky i fundit ia shiti një personi privat në vitin 1946.
Për herë të fundit figuron pronë e një koleksionisti makinash, që në vitin 1987 e vendosi në një muze në Ilinois për tre vjet. Më pas u shënua se e mori i zoti dhe nuk dihet se ku gjendet më.
Besohet se ajo është pjesë e koleksionit privat të stilistit të njohur Ralph Lauren, por deri më tani ky i fundit as e ka pohuar dhe as e ka mohuar këtë gjë.
Simotra e saj identike, makina e mbretit Faruk u shit në vitin 2006 në një ankand në Monte Carlo për shumën 921 mijë Euro! Makina në foto është ajo e Farukut, identike me atë të Zogut. Diferenca e vetme është se e Zogut kishte një të kuqe më të pastër. /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja