Gjatë viteve të fundit konstelacionet e pushtetit në mbarë botën kanë ndryshuar dukshëm. India, Kina dhe Brazili kanë depërtuar në radhët e vendeve kryesuese të Botës dhe duket se për G8-tën, po troket ora e fundit
Që klubi ekskluziv i shteteve të G-8-ës nuk mund t’i zgjidhë i vetëm problemet e botës, duket si një fakt i padiskutueshëm. Të ashtuquajturat vendet e reja të industrializuara janë afruar në këtë nivel dhe pa to nuk bëhet më. Shembulli më i mirë: samitet botërore të financave, në të cilat kërkohen rrugëdalje nga kriza. Nëntorin e kaluar në Uashington si dhe në fillim të prillit në Londër këto samite u zhvilluan në kuadër të G20-tës – pra vendet e G-8-ës plus ato të G5-sës – në këtë grup bëjnë pjesë Brazili, India, Kina, Meksika dhe Afrika e Jugut. Plus edhe disa vende të tjera që morën pjesë si Argjentina, Australia, Indonezia, Arabia Saudite, Koreja e Jugut dhe Turqia.
Ishte pikërisht kancelarja gjermane Angela Merkel ajo, që bëri këto ditë të dëgjohen përpara parlamentit gjerman për herë të parë këmbanat e përmortshme për G8-tën: "G8 u krijua gjatë një krize. Vendet më të rëndësishme të industrializuara u bashkuan për të krijuar një forum, në të cilin mund të bisedohet për të ardhmen e ekonomisë botërore. Samiti në L’Aquila do të bëjë të qartë, se formati i G8-tës nuk është më i mjaftueshëm. Bota po ngjizet duke u rritur së bashku. Problemet përpara të cilave ndodhemi nuk mund të zgjidhen më vetëm prej vendeve të industrializuara."
Kjo deklaratë vjen papritur, sepse kancelarja gjermane ka qenë ajo që ka pasur p.sh. qëndrim refuzues ndaj zgjerimit të klubit të G8-tës duke përfshirë edhe vendet e reja të industrializuara. Përpara dy vjetësh, kur Gjermania drejtonte kryesinë e radhës së G-8-ës, kancelarja krijoi të ashtuquajturin procesi i Heiligendamit. Me këtë synohej thellimi dhe institucionalizimi i kontakteve me vendet e reja të industrializuara, që gjithësesi merrnin pjesë në samitet e G8-ës. Por kriza financiare po vepron tani me efektin e një katalizori, ashtu si në fundin e viteve 70-të të shekullit të kaluar kriza e naftës, kur u vendos guri themeltar i grupit G8.
G8 dhe G20 në garë
Ndërsa tani po zhvillohet një lloj gare: cili grup mund ta shpëtojë botën? G8 vetëm, kjo duket qartë tashmë, nuk mundet t’ia dalë – pavarësisht se në vendet e saj gjenden shkaqet për krizën e ekonomisë botërore. G20 ka fituar prej kësaj krize dukshëm peshë. Edhe ky grup e ka zanafillën e vet në një krizë. Ky forum u krijua përpara 10 vjetësh si forum i ministrave të financave, në kohën që kriza përfshiu Azinë dhe Amerikën Latine. Por formati i duhur për shpëtimin e botës nuk mund të jetë as G20 – për aq kohë sa ky grup nuk bashkon asgjë më shumë veçse organizatat rajonale si Unioni Afrikan, NAFTA në Amerikën Veriore dhe Qendrore, apo bashkësinë e shteteve aziatike ASEAN. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Sot bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës