Për vite me radhë, migrantët nga zonat rurale të Kinës kanë shkuar për punë drejt vendeve bregdetare perëndimore. Por, kriza globale financiare ka ulur kërkesën për punë, pasi shumë fabrika janë mbyllur.
Dhjetëra-mijëra janë mbyllur këtë vit, ndërsa pritet që vitin tjetër ky numër të rritet, duke lënë miliona migrantë kinezë të papunë.
Në rajonin e Gjirit, shumë projekte të financuara nga kompanitë e mëdha të naftës kanë marrë miliona punëtorë, kryesisht nga vendet aziatike. Por tani, rënia e çmimit të naftës, e përcjellë nga recesioni botëror, po sjell rënie të zhvillimit në vendet e rajonit të Gjirit.
Analistët thonë se as investitorët e as punëtorët migrantë nuk janë të përgatitur për etapën e ardhshme. Parashihet që 13 milionë punëtorë të huaj mund të humbin vendet e punës në muajt e ardhshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka thënë se kriza financiare mund të çrrënjosë komunitete të tëra të punëtorëve të huaj, si dhe të shkaktojë ndryshime të mëdha në dinamikën e migrimit ndërkombëtar.
Ban tha se është e rëndësishme që qeveritë t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve të huaj, në mënyrë që të parandalojnë papunësinë dhe migrimet e punëtorëve.
"Unë gjithashtu do t’u bëja thirrje këtyre vendeve që strehojnë shumë migrantë, se duhet të sigurojnë, përmes legjislacionit të brendshëm si dhe politikave sociale, mbrojtje të punëtorëve të huaj", ka thënë Ban.
Por, ka shenja se në disa vende kjo po kundërshtohet.
Në Rusi, kryeministri Vladimir Putin, këtë muaj, nënshkroi dekretin për reduktimin e punëtorëve të huaj.
Ndërkaq, zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtarë për Migrim, Zhan Filip Shozi, thotë për radion Evropa e Lirë se politikat si kjo e Rusisë, janë shqetësuese për organizatën. /rel/
"Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se vendet në mbarë botën duhet të njohin kontributet pozitive që migrantët kanë dhe do të kenë në rritjen ekonomike, edhe në kohën e krizës globale financiare. Këto vende nuk duhet t’i mbyllin dyert për migrantët, pasi ata janë të nevojshëm edhe në kohë të rënies ekonomike", thotë Zhan Filip Shozi.
Ai shpjegon më tutje se politikat qeveritare që mbyllin dyert për migrantët, mund të ngrenë pasurinë e organizatave kriminale.
"Secila politikë që do të ndalojë migrimin, do të inkurajonte më shumë njerëz të gjejnë rrugë joligjore, duke vënë shumë shpesh jetët e tyre në rrjetet e trafikimit që operojnë në tërë botën", shton zëdhënësi i IOM-it.
Më e rëndësishmja, sipas tij, është se masat e tilla mund t’i kontribuojnë një ambienti ksenofobik.
"IOM-i beson se politikat e tilla që i japin përparësi punësimit të qytetarëve vendas, së pari kontribuojnë në stigmatizimin e migrantëve. Një masë e tillë do të nxiste ndjenjat ksenofobie, sepse ndikimi i krizës është shumë i fuqishëm dhe se konkurrenca për punë është mjaft e lartë", thotë zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës