Firefox 3, pas një pritjeje bukur të gjatë, kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje. Pos dukjes së rifreskuar, në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja të cilat e bëjnë shfletimin e internetit më të rehatshëm.
Do t’i përmendim pesë risi të cilat sigurisht do t’ju hynë në punë shfrytëzuesve dhe vizitorëve të kohëpaskohshëm të faqeve të internetit si dhe shfletuesve të rryer të internetit.
1. Opsioni për zoom
Me shtypjen e thjeshtë të butonit Ctrl dhe shtypjen e njëkohshme në + apo – zmadhohet ose zvogëlohet pamja e faqes së uebit. Në Firefoxin e ri nuk do të zvogëlohet respektivisht zmadhohet vetëm teksti, por e tërë faqja, së bashku me fotografitë dhe përmbajtjet tjera. Shkronjat tepër të vogla, apo tepër të mëdha, më nuk do të duhet të janë një problem.
2. Shtimi në bookmarks me një klik
Firefox 3 në shirit me adresën e uebit shfaqë një yll, duke shtypur në të faqja e cila aktualisht është e hapur regjistrohet në bookmarks, në direktorinë ‘Unsorted Bookmarks’. Ylli mund të jetë edhe verdhë edhe e bardhë, e kur të jetë e verdhë, atëherë nënkupton se faqja veçmë është e regjistruar.
3. Kërkimi i shkarkimeve (downloads)
Nëse shpesh shkarkoni materiale, e më pas gjendeni pak më vështirësi me shkarkimet tuaja, Firefox 3 do të mbajë mend të gjitha dosjet e shkarkuara dhe vendndodhjen e tyre në disk. Për t’u gjendur më lehtë, këtu është integruar edhe opsioni për kërkimin e shkarkimeve.
4. Vërtetimi i sigurisë
Me klikimin në ikonën në shiritin për paraqitjen e adresës shfrytëzuesi mund të marrë informata mbi sigurinë e faqes së internetit në të cilën gjendeni. Më shumë informata mund të gjenden duke klikuar në tastin ‘More information‘.
5. Etiketat (tags) për bookmarks
Koleksioni i bookmarks të secili shfrytëzues rritet nga dita në ditë dhe pa pastrim të rregullt, të gjendesh në mesin e tyre di të jetë bukur situatë e palakmueshme. Me shtimin e etiketave (tags) – çdoherë kur bëni bookmark u mundëson kërkimin me ndihmën e etiketave, që mund të jetë shumë më thjesht. Gjithashtu, tani e tutje në shiritin e adresës mund të shkruani vetëm etiketën dhe në përzgjidhje do të fitoni të gjitha faqet e mbajtura mend sipas asaj etikete./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok – ByteDance, thotë Koreja e Jugut

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin ‘më të zgjuar’ të Elon Musk

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin 'më të zgjuar' të Elon Musk

"Diaspora Economic Forum", ICK njofton se takimi informues do të mbahet më 26 shkurt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë