LAJMI I FUNDIT:

Pulë e pjekur me mjaltë, mustardë dhe erëza të freskëta

Pulë e pjekur me mjaltë, mustardë dhe erëza të freskëta

Një recetë e veçantë e përgatitjes së filetave të pulës, por dhe shumë komplekse në shije dhe vlera ushqyese.

Përbërësit:

▪ 6 copa mesatare fileta nga gjoksi i pulës
▪ 1/2 filxhan mjaltë
▪ 1/2 filxhan salcë mustardë
▪ 1 lugë gjelle me spec të thërrmuar, ose ½ speca të freskët
▪ 1/2 lugë gjelle majdanoz, ose disa gjethe majdanoz të freskët
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës


Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturën 180’C.

Copat e filetës lajini mirë e më pas spërkatini me kripë dhe piper. Ndërkohë në një tas të thellë hidhni gjithë përbërësit e tjerë: mjaltin, mustardën, majdanozin, specin dhe bazilikën e përziejini mirë.

Lyejini mirë filetat me masën e përgatitur në tas dhe lërini të marinohen për rreth 30 min, duke e mbuluar tasin.

Pasi pula të jetë marinuar, futeni në furrën e ngrohur dhe lëreni të piqet për rreth 30-40 minuta, derisa pula të marrë një ngjyrë ari në të kuqërremtë.

Pasi të ftohet pak, servireni, duke e shoqëruar me rizoto, ose perime, sipas preferencave tuaja.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Në çdo kohë
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Nga duart tua
Kalo në kategori