LAJMI I FUNDIT:

Musaka me patate

Musaka me patate

Përbërësit:

• 1 kg patate
• ½ kg mish i grirë
• 5-6 kokrra qepë mesatare
• 3-4 filxhanë kafeje vaj ulliri
• 4-5 kokrra domate ose 1 lugë gjelle salce
• kripë, piper, dafinë

Për beshamelin:
• 1 lugë gjelle gjalpë
• 1 lugë gjelle miell
• 1 gotë çaji qumësht
• 1 vezë
• djathë kaçkavall


Përgatitja:

Qërojmë patatet. I lajmë dhe i presim në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet skuqen derisa të marrin pak ngjyrë.

Presim qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqim në zjarr të avashtë mënyrë që të mos digjen. Hedhim dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdojmë i përziejmë. Përzierjes i shtojmë kripë, piper dhe fletët e dafinës.

Shtrojmë në tavë një shtesë me patatet e skuqura dhe sikur hedhim, gjysmën e qepës. Vendosim dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.

Skuqim miellin me gjalpë, shuhet me qumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë. Hedhim pak kripë dhe e lejmë masën që të trashet. E heqim nga zjarri dhe e lejmë të ftohet pak dhe e përziejmë me vezë.

Beshameli i përgatitur e vendosim mbi musaka dhe i hedhim djathë kaçkavall.