LAJMI I FUNDIT:

Makarona me presh

Makarona me presh

Përbërësit:

▪ 400 gra makarona sipas dëshirës
▪ 3 copë presh
▪ 200 gr djathë krem
▪ 200 gr kërpudha
▪ 300 gr djathë i ri
▪ 100 gr proshutë e tymosur
▪ 4 vezë
▪ 4 dcl qumësht
▪ 100 gr gjalpë
▪ 3 lugë gjelle vaj
▪ erëza të përziera, kripë, piper i zi

Përgatitja:


1. Preshi pritet në rrathë, kërpudhat priten në rriska, ndërsa proshuta grihet imët.

2. Në tigan të thellë tefloni sh krihet gjalpi, shtohet preshi dhe kaurdiset pakëz, sa të zbutet.
Pastaj shtohen kërpudhat dhe kaurdisen derisa të shterë lëngu që kanë thithur kërpudhat.

3. Makaronat zihen në ujë me kripë, e pastaj kullohen.

4. Në enë të përshtatshme bashkohen djathi krem, djathi i ri i thërrmuar dhe proshuta. Shtohen kërpudhat e kaurdisura dhe preshi i kaurdisur, makaronat e zier, erëza, kripë e piper i zi sipas shijes dhe të gjitha përzihen ngadalë.

5. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe në të derdhet masa e përgatitur me makarona. Masa rrafshohet mirë në tavë.

5. Në enë të veçantë tunden vezët dhe qumështi dhe përzierja derdhet mbi masën e përgatitur. Tava shkundet pakëz, me qëllim që përzierja të shtrihet njëtrajtshëm. Makaronat piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius. /Telegrafi/