LAJMI I FUNDIT:

Biftekë në mënyrë italiane

Biftekë në mënyrë italiane

Nevojiten:

* 800 g mish tul
* 100 g djathë krem
* 1 dl ajkë
* 1 lugë gjelle pure domatesh,
* 2 vezë
* 2 dl qumësht
* erëza të përziera, piper i zi

Për mbështjellje:
* 3 vezë
* 200 g miell
* 250 g thërrime buke
* 3 dl vaj


Për garnir:
* 1 kg patate
* 100 g kajmak
* 100 g kaçkavall
* 100 g proshutë
* 2 dl ajkë
* 1 dl vaj, erëza të përziera, piper i zi

Përgatitja:

1. Mishi pa asht pritet në biftekë dhe biftekët pastaj rrihen me çekan druri e u shtohen erëza sipas shijes.

2. Biftekët rrotullohen nëpër miell, pastaj nëpër vezë të tundura dhe, në fund, nëpër thërrime buke. Pasi të mbështillen biftekët kështu, ata piqen në vaj të nxehtë derisa të skuqen.

3. Në enë të veçantë bashkohen djathi krem, pureja e domateve, ajka, vezët dhe qumështi. Shtohen erëza sipas shijes dhe të gjitha përzihen mirë.

4. Biftekët e mbështjellë renditen në tepsi të lyer me vaj. Renditja bëhet në atë mënyrë që skajet e biftekëve të palosen me njëri-tjetrin. Përmbi biftekë derdhet përzierja e përgatitur dhe ushqimi piqet në furrën e nxehtë në 200°C, derisa të skuqet.

5. Ushqimi shërbehet me garnir patatesh.

Garniri:

1. Patatet zihen bashkë me lëvore, pastaj qërohen dhe çdo patate pritet në katër copë.

2. Patatet e prera fërgohen në vaj të nxehtë dhe pastaj vendosen në tepsi.

3- Proshuta grihet imët dhe bashkohet me ajkë e me kajmak. Kjo përzierje derdhet mbi patate dhe përzihet ngadalë. Përmbi hedhet kaçkavall i grirë dhe futet në furrë për t’u pjekur përfundimisht. /Telegrafi/