LAJMI I FUNDIT:

Kroketa franceze

Kroketa franceze

Përbërësit:

* 500 gr karota
* 750 gr kokrra bizele
* 1 qepë
* 2 patate
* 3 vezë
* 750 gr proshutë të pjekur
* 750 gr parmixhan të grirë
* 50 gr bukë të thekur të grirë
* vaj ulliri, kripë

Gatimi:


Zieni bizelet në pak ujë të kripur, pastaj kullojini. Qëroni karotat, lajini dhe ziejini për 15 minuta, pastaj grijini.
Hidhini bashkë me bizelet në një tavë dheu të sheshtë. Zieni patatet me gjithë lëkurë, pastaj qërojini dhe ashtu të nxehta si janë bëjini pure.

Grini hollë qepën, jepini shije me 2 lugë vaj, shtoni bizelet dhe karotat dhe piqini me zjarr të ngadaltë. Kur të jenë pjekur, rregullojini me kripë dhe bashkojini me purenë e patateve. Shtoni dy vezët e rrahura, proshutën e grirë, parmixhanin, pak kripë e piper, përziejini mirë dhe bëni kroketa.

Lyejini me vezën e rrahur dhe më pas në bukën e thekur të grirë. Skuqini në vaj të bollshëm, derisa të marrin ngjyrë nga të dy anët.
Pastaj kullojini në letër kuzhine, që t’u hiqni yndyrën e tepërt.

Vendosini në një pjatancë dhe zbulurojeni me majdanoz. /Telegrafi/