LAJMI I FUNDIT:

Makarona me salcë

Makarona me salcë

Përbërësit:

• 1 pako makarona spirale
• 1/4 e filxhanit stika pishe
• 1 thelb hudhër
• 1 tufë të madhe borzilok
• 2/3 e filxhanit me vaj ekstra të virgjër
• 3 lugë djathë parmixhano të grirë
• piper i kuq pikant
• kripë

Përgatitja:


Vendosni në zjarr ujin e makaronave. Kur të vlojë hidhni makaronat dhe kripën. Lërini të ziejnë për 10 minuta në zjarr të ngadaltë.

Ndërkohë filloni të përgatisni salcën. Vendosni tiganin në zjarr mesatar hidhni stikat e pishës dhe trazojini për gati 3 minuta, derisa ato të marrin ngjyrë të artë.

Hiqini nga zjarri dhe hidhni në një pjatë që të ftohen. Prisni imët hudhrën dhe borzilokun, vajin e ullirit dhe grijini në mikser imët.

Hidhini në një tas dhe më pas shtoni stikat e pishës pishe dhe vaj ulliri pak kripë dhe piper. Përziejeni mirë të gjithë përbërësit për 2 minuta shtoni pak djathë parmixhano dhe trazojini.

Ruani një filxhan nga uji ku janë zier makaronat. Makaronat e kulluara hidhini sërish në tenxhere vendosni në zjarr të ulët, shtojuni 1 lugë gjysmën salcë, dhe 1 lugë ujë nga i makaronave, trazojini për 30 sekonda nëse ju duken të thata shtoni dhe 1 lugë tjetër ujë.

Shërbejini makaronat me pak djathë sipër. /Telegrafi/