LAJMI I FUNDIT:

“Bruschetta” me djathë të shkrirë, salsiçe, suxhuk dhe erëza

“Bruschetta” me djathë të shkrirë, salsiçe, suxhuk dhe erëza

Për brusketa, përdorim qumësht, djathë dele, salcë. Kjo recetë është një opsion që mund të shoqërohet së bashku me disa aperitivë të tjerë.

Përbërësit:

* 2 salsiçe (ose sallam, suxhuk)
* 1 bukë e gjatë ( franceze) e prerë në rreth 12 feta
* vaj ulliri
* 1 gotë e gjysmë me copëra djathi (psh. guda)
* 1 lugë e gjysmë me sherbelë të copëtuar imët
* piper i zi i shtypur

Përgatitja:


◦ Ngrohni paraprakisht furrën. Vendosni salsiçet në një tigan dhe skuqini pak, rreth 5-7 minuta.

◦ Vendosni fetat e bukës në një tavë pjekje dhe thekini lehtë në skarë në të dyja anët.

◦ Lyejini me një furçë nga dy anët secilën prej fetave të bukës me vaj ulliri.

◦ Në një tas, përzieni djathin, copat e salsiçeve, sherbelën dhe piperin e zi të shtypur.

◦ Furrën ngroheni paraprakisht në 290 gradë Celsius.

◦ Mbuloni çdo fetë bukë me përzierjen e djathit dhe vendosni tavën në furrë. Piqeni rreth 8-10 minuta.

◦ Duhet shërbyer e nxehtë. /Telegrafi/