LAJMI I FUNDIT:

Supë ruse “Borch”

Supë ruse “Borch”

Përbërësit:

* 1 kg. mish lope
* 6 kokrra qepë mesatare
* 100 g gjalpë
* 200 g karota
* 450 g lakër të bardhë
* 250 g patate
* 150 g rrepa të kuq
* pak domate, selino, majdanoz
* pak kripë, piper, uthull, ujë

Përgatitja:


Në këtë lloj supe vihet mishi më parë të zihet. Pa mbaruar zierja e plotë përgatisim barishtet. Më parë grijmë qepën në rriska të holla, presim patatet, karotat, lakrën në copa të vogla, ndërsa selinoja e majdanozi grihen shumë hollë. Rrepat e kuqe i vëmë të ziejnë në një enë të pa prera.

Në një enë tjetër hedhim gjalpin dhe qepën e cila lihet deri sa të skuqet. Pastaj hedhim barishtet me përjashtim të rrepave, të cilat duhet të ziejnë shumë me qëllim që t’u dalë ngjyra e kuqe.

Pasi të jenë zier gjella me barishtet, i qërojmë rrepat dhe i hedhim brenda gjellës. Pastaj shtojmë purenë e domates, kripën, piperin dhe uthullën. Edhe këto i përziejmë mirë e mirë me barishtet, pastaj hedhim të gjithë lëngun e mishit. Ndërsa mishin e presim copa-copa (një racion për person) dhe e lëmë të ziejë ngadalë, derisa ato të kenë zier mirë.

E gjithë kjo serviret në enët për supë.

Për gatimin e kësaj supe nuk është e thënë që të respektohet gramatura e mishit apo e perimeve. Mund të shtohen më shumë perimet e të pakësohet mishi. Kjo sipas kushteve të secilit. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Recetë origjinale për hallvë liri: Ëmbëlsirë për të gjitha kohërat!

Recetë origjinale për hallvë liri: Ëmbëlsirë për të gjitha kohërat!

Ëmbëlsirë
9 smoothie për  9 gjendje të ndryshme

9 smoothie për 9 gjendje të ndryshme

Kuzhina
Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

Kalo në kategori