LAJMI I FUNDIT:

Katrorë nga kokosi

Katrorë nga kokosi

Nevojiten:
* 100 gr gjalpë
* 130 gr sheqer
* 2 vezë
* 0,5 dl rum
* 150 gr kokos
* 0,5 dl qumësht
* 130 g miell
* 70 g çokollatë
* 1 qese bakin
* 60 g gjalpë
* miell kokosi

Përgatitja:


Shkrihet çokollata me pak ujë. Hiqet nga zjarri, i shtohet rumi. Në një enë qitet kokosi, i shtohet masa e përgatitur dhe përzihet. Lihet pak të rrijë.

Shkrihet gjalpi. Tunden vezët me sheqerin, shtohen qumështi, mielli dhe bakini. Në këtë masë qitet përbërja e kokosit, ndërsa në fund shtohet gjalpi i shkrirë. Përzihen edhe pak.

Kjo masë qitet në një tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur. Piqet në temperaturë mesatare që të marrë ngjyrë të bukur.

Për krem – shkrihet çokol1ata, largohet nga zjarri dhe shtohet gjalpi i prerë në fletëza. Përzihet mirë, në mënyrë që i gjithë gjalpi të shkrihet. Ëmbëlsira, pasi të jetë ftohur, lyhet.

I hidhet sipër kokosi. Futet në frigorifer.

Para se të shërbehet, pritet në katrorë.
/Telegrafi/