Për 6 persona:
* 500 g mish viçi
* 4 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
* 1 filxhan kafeje miell,
* 1/2 gotë verë
* 5 thelpinj hudhra
* pak majdanoz
* kripë e piper
* 1800 gr kunguj ose patëllxhanë
* vaj për skuqjen e tyre
Gatimi:
Mishi i rrahur i çastit që në gjuhën e kuzhinës quhet eskallop, është fetë shumë e hollë që merret nga shtylla kurrizore (kontrafileta), pjesa e brendshme ose e sipërme e viçit si dhe nga pjesët e tjera të kofshës.
Fetat e mishit duhet të priten në drejtim të kundërt të fijeve. Pasi pastrohet nga fijet e dejet e tepërta, mishi pritet në dy copa për racion dhe rrihet që të hollohet pak (trashësi ½ cm). Kthehen anët me thikë dhe i jepet mishit një formë e rregullt rrethi, hidhet kripë e piper nga të dyja anët, vihet në tigan ku është hedhur yndyra dhe skuqet (pasi kalohet më parë në pak miell).
Kullohen mirë nga yndyra, vihen në pjatë dhe ruhen në vend të nxehtë.
Lahen mirë kungujt, priten në formë rrethi, u hidhet kripë, kalohen në miell dhe skuqen në tigan. Po kështu veprohet edhe me patëllxhanët.
Në yndyrën ku u skuqën eskallopët hidhen hudhrat e prera hollë dhe kur këto të vyshken hidhet vera dhe lihen që të marrin valë. Në fund shtohet majdanozi i grirë hollë.
Vihen copat e mishit në pjatën me pire, në të dyja anët kungujt ose patëllxhan e të fërguara dhe sipër mishit hidhet salca e përgatitur.
Shënim: Mishi i rrahur i çastit (eskallopët) mund të vihet për 5- 10 minuta në furrë, pasi shtrohet në tavë dhe hidhet përsipër salca. Në këtë mënyrë veprohet kur mishi është pak i fortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPogaçe të buta: Gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!
Oriz me perime
Tradicionalisht është më mirë: Receta e verifikuar për lakra turshi!
Tavë dheu
Supë frikase me mish pule
Mish gjeldeti me perime: Mish pikant shpezësh me kërpudha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit