LAJMI I FUNDIT:

Kupë angleze

Kupë angleze

Nevojiten (për 6 persona):

• 4 dl qumësht
• 1 shkop vanilje
• 4 të verdha të vezëve
• 40 g miell
• 500 g ajkë të ëmbël
• 150 g sheqer pluhur
• lëng i 1 portokalli
• 1 gotë liker portokalli
• 24 biskota
• 400 g marmelatë të mjedrave
• 6 pjeshkë nga kompostoja
• kakao

Përgatitja:


Qumështi vihet për të vluar bashkë me shkopin e vaniljes së prerë për së gjati. Të verdhat e vezëve miksohen bashkë me sheqer, u shtohet edhe mielli, pastaj në këtë shkumë qitet qumështi me vanilje dhe vihet në temperaturë të ulët për dhjetë minuta që të trashet.

Largohet ena nga zjarri dhe lihet për t’u ftohur, duke e përzier herë pas here. Ndërkohë miksohet ajka me sheqerin pluhur, bëhet një shkumë e fortë, futet në frigorifer për t’u shtrënguar.

Lëngu i portokallit përzihet me likerin. Në këtë masë zhyten biskotat një nga një dhe renditen në muret e enëve të tejdukshme.

Duhet pasur kujdes që biskotat të mos ulen tepër. Pastaj, në enë qiten radhazi shtresa e marmelatës, kremi i përgatitur, copëzat e pjeshkave nga kompostoja, lajthitë e prera, përfundohet me një shtresë të ajkës së rrahur.

Enët me këtë krem lihen në të ftohtë për disa orë, pastaj sipër u hidhet kakao dhe qershitë.