LAJMI I FUNDIT:

Bërxolla të Vitit të Ri

Bërxolla të Vitit të Ri

Një pjatë e shijshme dhe e ushqyeshme, plot kalori

Për 4 persona:

* 4 bërxolla lope
* 100 ml shtalpë
* 5 kastravecë turshi
* 2 vezë të ziera
* 2 thelpinj hudhër
* 50 gr gjalpë
* 1 lugë kafeje piper i kuq
* 2 lugë erëza të përziera
* 150 gr kajmak
* 2 lugë salcë domatesh
* 1 pako pure
* 300 ml qumësht
* vaj, kripë dhe piper i zi


Përgatitja:

I rrahim bërxollat me çekiç druri dhe hedhim mbi to erëza të përziera, kripë dhe piper të zi. Bërxollat i skuqim në vaj dhe gjalpë. Pastaj, në të njëjtën yndyrë e skuqim hudhrën e grirë. Hedhim piper të kuq, një lugë kafeje erëza të përziera dhe rreth 100 ml ujë.

Në tigan, me rende i grijmë vezët e ziera. Pastaj, në tigan i kthejmë bërxollat e skuqura. E mbulojmë tiganin me kapak. Pas një kohe, bërxollat i kthejmë nga ana tjetër. E shtojmë shtalpën dhe kastravecët turshi, të prera në copë të holla e të gjata.

Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin, e shtojmë kajmakun dhe hedhim një lugë kafeje erëza të përziera. Pastaj, e shtojmë pluhurin për pure. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë salcën e domates. I grijmë bishtat e qepës së njomë dhe i shtojmë në tenxheren me pure.

Në pjatën për servirje vëmë dy gjethe sallate të gjelbër. Sipër tyre e vëmë purenë. Në anën tjetër të pjatës i rendisim bërxollat shkallë-shkallë. Sipër vëmë nga përmbajtja nga tava.

Zbukurojmë me një degë majdanozi.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.