LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja e brumit pandispanjë

Përgatitja e brumit pandispanjë

Nevojiten:

* 10 kokrra vezë
* 10 lugë sheqer
* 8 lugë miell

Përgatitja:


Vezët ndahen, veç të bardhat, e veç të verdhat. Të verdhat rrihen me 1/2 e sasisë së sheqerit, derisa masa të shtojë vëllimin 2-3 herë. Po në këtë kohë rrihen të bardhat e vezëve derisa vëllimi i tyre të shtojë 3-4 herë. Në këtë kohë pa ndërprerë rrahjen, shtohet ½ e sasisë së sheqerit dhe vazhdon rrahja kur të bardhat e vezëve shtojnë 4-5 herë dhe qëndrojnë në tel.

Në të verdhat e vezëve të rrahura me sheqer hidhen të bardhat e rrahura (1/2 e sasisë) dhe duke i përzier lehtë me lugë druri hidhet mielli, pastaj hidhet pjesa tjetër e të bardhave të vezëve të rrahura. E gjithë kjo masë përzihet lehtë me lugën e drurit derisa krijohet një masë e njëllojtë.

Brumi pandispanjë hidhet në tepsi të shtruara me letër. Piqen në temperaturën 200-220°C për një kohë 30-40 min.

Pandispanja bëhet më me lehtësi për amviset edhe në këtë mënyrë: në një enë nga këto që thamë më lart, i thyejmë vezët komplet. Shtojmë sheqerin dhe vazhdon rrahja me anë të mikserit i cili ka dy tela rrahës derisa masa të shtojë në vëllim 3 herë. Ndërpritet rrahja dhe shtohet mielli ngadalë, duke e përzier masën me lugë druri derisa të përfundojë plotësisht mielli. Kjo masë hidhet në tepsi të shtruar me letër ose forma të ndryshme të lyera me pak yndyrë e të spërkatur me miell.

Sasia e brumit pandispanjë në tepsi ose forma të ndryshme, nuk duhet të jetë më tepër se % e thellësisë së tyre, sepse gjatë pjekjes ato fryhen.

Shënim
* Enët ku do të rrihen vezët mundësisht të jenë me fund të rrumbullakët ose ½ sferike prej bakri, plastmase ose qelqi.
* Pondisponjo nuk duhet të bëhet me mënyrën e ngrohtë, por të bëhet me mënyrë të ftohtë.