LAJMI I FUNDIT:

Tortelini në lëng mishi e zarzavatesh

Tortelini në lëng mishi e zarzavatesh

Përbërësit:

* mish
* zarzavate
* tortelini

Përgatitja:


Marrim mishin (mundësisht duhet të jetë viçi) bashkë me zarzavatet e pastruara dhe të prera në kubikë të vegjël (përveç një kokrre qepe, e cila hidhet e paprerë) dhe i ziejmë.

Pasi të kenë zierë, i kullojmë në një kullesë, duke ndarë lëngun nga zarzavatet. Në këtë lëng hedhim tortelinit dhe e servirim pjatën të ngrohtë, pasi ato të kenë zierë.

Atë ç’ka mbetet në kullesë e fusim në mikser me pak vaj ulliri dhe kripë dhe e kthejmë në salcë, për t’u ngrënë për hapje oreksi.