LAJMI I FUNDIT:

Petulla nga patatet

Petulla nga patatet

Qamile Fetahaj Kajtazi

Përbërësit për 13-14 petulla:
* 1kg patate
* 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
* 2 ve
* 30 gr miell peksimeti
* yndyrë për fërgim
* kripë, pipër i zi

Përgatitja:


Patatet qërohen dhe lahen. Majdanozi lahet, kullohet dhe imtësohet.
Patatet grihen në rende. I shtohen vetë, majdanozi, mielli peksimet dhe mëlmesa sipas dëshirës, përzihen mirë.

Në një tigan me vaj të bollshëm e në temperaturë maksimale, qitet nga një lugë gjelle patate, shtrihet duke iu dhënë formë e rrumbullakët me anë të lugës.

Petullat skuqen në të dy anët dhe hiqen nga zjarri.
Petullat mund të shërbehen më ndonjë sallat, ose më një copë mishi të fërguar.

Këshillë praktike:
Gjatë pjekjes së petullave, nëse yndyra nuk është maksimalisht e nxehtë, petullat thithin shumë yndyrë dhe ngjitën për tigani!

Librin me receta "Befasi të kuzhinës”, mund ta porositni online në webfaqen www.befasitekuzhines.com