Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 9 filxhan kafeje ujë,
* 1 filxhan kafeje vaj,
* një majë thike kripë,
* 7 filxhan kafeje miell,
* 3 filxhanë kafeje niseshte,
* 1 pluhur paste,
* 6 kokrra vezë,
* 1 litër vaj.
Sherbeti: 1 ½ kg. sheqer, 7 ½ dcl ujë, 1 lëng limoni, 1 sheqer vaniljeje. Sherbeti vlon 7 min.
Uji vlon me një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largohet nga zjarri. Hidhet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste. Përzihet mirë dhe prapë kthehet në zjarr që të fërgohet gjersa të mos ndahet nga luga dhe ena.
Pasi të ftohet brumi, i hidhen vezët një nga një duke tundur mirë me mikser, gjersa të fitohet një brumë i njëllojtë. Një litër vaj hidhet në tenxhere për t’u nxehë.
Me brumin e përgatitur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nëpërmjet saj nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë-pjesë dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulet pak zjarri.
Hiqen nga vaji me lugë të shpuar dhe futen drejt në sherbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në sherbet, pastaj largohen nga sherbeti dhe palosen në një enë të thellë, e kështu veprohet gjersa të harxhohet i tërë brumi.
Sherbeti që mbetet hidhet mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në sherbet.
Shërbehen me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj. Shije të veçantë kanë nëse shërbehen 2-3 për person të vendosura në misuri mbi tamëloriz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'