Është fakt se nuk mund të shtyhemi me forcën e gravitacionit, mirëpo ekzistojnë disa truqe, me anë të të cilave mund të lehtësohet veprimi i forcës së peshës.
A ju ndodh që vetë ideja për të veshur një bluzë to hollë pa krahë ose të ngjitur për trupi të shuhet nga mendimi: po gjinjtë e mi janë shumë të rrafshët? Nëse nuk jeni adoleshente dhe nëse Zoti nuk ju ka falur gjinj të fortë, sipas të gjitha gjasave gjinjtë tuaj janë të lëshuar teposhtë. Fatkeqësisht, as ushtrimet më të vlefshme nuk mund ta pengojnë lëshimin e gjinjve, sepse madhësinë dhe formën e tyre e përcaktojnë faktorët trashëgues dhe sasia e yndyrave, dhe jo muskujt në inde.
Lajmi i mirë është se ekzistojnë mënyra, me anë të të cilave mund të pengohet dhe të ngadalësohet varja e gjinjve. Gjinjtë tuaj MUND të duken të plotë dhe të fortë…
Masazhi. Nëse nuk mund t’ia lejoni vetes trajtimin e përforcimit të gjinjve në ndonjë sallon kozmetik, atëherë forcojini muskujt e gjinjve me këto ushtrime.
1. Merrni dy pjata- njërën mbusheni me ujë të nxehtë, aq sa mund ta duroni, ndërsa tjetrën mbusheni me ujë të ftohtë. Një leckë të leshtë lageni edhe me ujin e nxehtë, edhe me ujin e ftohtë dhe vendosin në gjinj.
2. Me pjesën e pasme të dorës goditeni lehtë pjesën e poshtme të gjinjve, nga poshtë-lart. Bëjeni këtë ushtrim së paku pesë minuta.
3. Përmirësojeni qarkullimin në gjinj, duke i masazhuar ato në drejtim të kundërt me rrotullimin e orës. Për masazh shfrytëzoni vajra dhe losione speciale.
Ushtrimet
Edhe pse forma e gjinjve nuk mund të ndryshohet edhe me ndihmën e ushtrimeve, muskujt e gjoksit mund të forcohen, me ç’rast edhe gjinjtë do të duken më bukur. Me anë të ushtrimeve, në fakt, forcohen indet nën gjinj dhe pengohet lëshimi i tyre.
Merrni në duar pesha të lehta, lakoni lehtësisht bërrylat, ndërsa shuplakat mbani të kthyera drejt njëra-tjetrës. Duart ngadalë afroni dhe largoni. Bëni kështu tre seri nga njëzet ushtrime.
Këtë ushtrim bëjeni rregullisht (tri apo katër herë në javë) për një periudhë tre apo katër javëshe, derisa t’i vëreni rezultatet e para.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind
Trendet e grimit për vitin 2025
Pastrimi i dyfishtë i fytyrës: A është vërtet i nevojshëm?
Shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje toksike
Java e 19-të e shtatzënisë: Kujdesuni për lëkurën tuaj, sepse tani mund të shfaqen njolla hormonale dhe ja si zhvillohet bebja
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale