Në përgjithësi janë disa mënyra të mbrojtjes nga dielli si mbrojtja natyrale, mbrojtja nga rrobat, dhe mbrojtja me ndihmën e kremave kundër diellit.
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
Facebook: estethica-Prishtine
044/049 502-232, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com
Mbrojtja natyrale:
Shtresa e sipërme e lëkurës (Stratum corneum)
Reflekton, transmeton dhe absorbon një pjesë të radiacionit varësisht nga trashësia. Shfaqja në rreze UV nxit rritjen e trashësisë, pra rrit mbrojtjen natyrale.
Melanina
Melanina ka një efekt mbrojtës (reflekton, transmeton), efektin e filtrit (absorbimin) dhe është kundër radikaleve të lira.
Acidi urokanik
Lirohet nga djersitja, dhe ka një rol të filtrit të diellit.
Mbrojtja nga rrobat:
Është mbrojtja më efikase. Varet nga përmbajtja e pëlhurës, densiteti dhe forma e fibrave, trashësia e pëlhurës dhe ngjyra e pëlhurës. Disa të dhëna interesante: SPF 1600 për pantallona, 80 për mëndafsh, 64 për polyester, 56 për pambuk, 16 për lesh. Këto SPF mbrojtje zvogëlohen kur pëlhura laget.
Mbrojtja me ndihmën e kremrave kundër diellit
Janë dy lloje të filtrave UV:
* Filtrat kimik të cilët absorbojnë rrezet UV; dhe
* Filtrat fizik që reflektojnë, transmetojnë apo pjesërisht absorbojnë rreze.
Çka na tregon SPF?
SPF është një matje laboratorike e efikasitetit të produktit kundër diellit. Sa më i lartë të jetë SPF, aq më shumë ofron mbrojtje nga rrezet UV-B. Duhet mbajtur në mend se indikatori SPF tregon mbrojtje vetëm kundër rrezeve UV-B e jo rrezeve UV-A.
SPF tregon kohën në të cilën një person mund të ekspozohet në diell pa u djegur me anë të një kremit kundër diellit në krahasim me kohën në të cilën ai person ekspozohet pa ndonjë krem kundër diellit.
Shembull: dikush që do të digjej pas 12 minutave nga dielli pa krem kundër diellit, i njëjti do të digjej pas 120 minutave nëse do te mbrohej nga një krem me SPF 10.
Tabela e SPF me përqindjen e mbrojtjes:
SPF 2 bllokon 50 përqind të rrezeve UVB;
SPF 4 bllokon 75 përqind të rrezeve UVB;
SPF 8 bllokon 87 përqind të rrezeve UVB;
SPF 15 bllokon 93 përqind të rrezeve UVB;
SPF 30 bllokon 97 përqind të rrezeve UVB;
SPF 50 bllokon 98 përqind të rrezeve UVB.
Ne praktikë, mbrojtja e ofruar nga kremrat kundër diellit varen nga faktorët siç janë:
* tipi i lëkurës
* sasia e aplikimit dhe frekuenca e ri-aplikimit
* aktivitetet (p.sh., noti, djersitja ulin mbrojtjen)
Gjatë zgjedhjes së kremrave kundër diellit duhet pasur shumë kujdes. Shumë prej tyre ofrojnë mbrojtje vetëm nga rrezet UVB e jo nga ato UVA. Shumica prej neve me të parë indikatorin SPF konsiderojmë që kemi mbrojtje nga të dyjat rrezet, që është gabim.
Duhet shikuar nëse kremi ka të shënuar mbrojtjen nga UVB + UVA. Për t’u bindur vet nga kjo mbrojtje, duhet shikuar filtrat mbrojtës që ato i posedojnë. Disa nga filtrat më të përsosur që ofrojnë mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB: Tinosorb M, S. Parsol, Univul, Titanium Dioxide, Zinc Oxide, Avobenzone, etj.
Udhëzime për përdorim dhe përkujdesje të rekomanduar
* Kremrat e diellit nuk duhet përdorur për ta zgjatur kohën e ekspozimit në diell;
* Bebet dhe fëmijët (0-4) nuk duhet ekspozuar drejtpërdrejt në diell;
* Ekspozimi i tepërt në diell është një rrezik serioz;
* Aplikoni kremin e diellit para ekspozimit në diell;
* Aplikojeni kremi shpesh, posaçërisht pas djersitjes, notit apo fshirjes;
* Ulja e sasisë së aplikimit zvogëlon masën mbrojtëse.
Aplikimi tek shumica e njerëzve:
Sasia e përdorimit:
Për femra m=20.9 g; Për meshkuj m=25.11 g
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?
Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje