Trendi i parfumeve ‘gurman’ i ka tejkaluar preferencat e adoleshentëve, duke hyrë në kreacionet luksoze të të rriturve.
Kanë kaluar rrafsh njëzet vjet që nga lansimi i “Angel”-it, parfumit të parë të Tieri Muglerit, i cili me notat e tij intensive të çokollatës dhe karameles inauguroi familjen e aromave të famshme “gurmaze”. Kategoria e aromave “të ëmbla” sot okupon 30% të tregut të parfumeve.
Kjo është vetëm njëra ndër arsyet pse brendet luksoze, të cilat deri tani parfumet i kanë bazuar në simfonitë e sofistikuara të luleve, të fillojnë të kërkojnë fatin edhe te parfumet “me sheqer”, sikur që është rasti me “Prada”-n dhe parfumin e saj “Candy”.
Ekspertët mendojnë se prirja kah e ëmbla është e kushtëzuar nga gjenet. Meqenëse ushqimet e ëmbla janë të pasura me energji, ne instinktivisht anojmë kah ato, kur të na servohen në pjatë. Në të njëjtën mënyrë instinktivisht reagojmë edhe kur ndjejmë koktejin ‘e ëmbëlsuar’ të parfumeve.
Cilat janë esencat “e ëmbla”? Njëra ndër to është vanilja ekzotike, pa marrë parasysh a është përfituar esenca e saj nga bishtaja e vaniljes, apo është krijuar në mënyrë sintetike. Pastaj, aty janë edhe esencat e karameles dhe disa pemëve, sikur p.sh. mjedrave, dredhëzave, boronicës, kumbullës, mollës, dardhës …
Një arsye tjetër, hiç më pak e rëndësishme, për popullaritetin e aromave të ëmbla, ka të bëjë me efektin nostalgjik, ku këto aroma na kthejnë në fëmijërinë e lumtur. Duke nuhatur këto parfume, ne identifikojmë esencat që i takojnë pjesës ‘optimiste’ të memories kolektive, prandaj mund të themi se këta parfume kanë efekt të madh edhe kundër depresionit.
Ajo që është më e mira, pa marrë parasysh sesa i përdorim, parfumet e ëmbla nuk na bëjnë që të shtojmë në peshë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind
Trendet e grimit për vitin 2025
Pastrimi i dyfishtë i fytyrës: A është vërtet i nevojshëm?
Shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje toksike
Java e 19-të e shtatzënisë: Kujdesuni për lëkurën tuaj, sepse tani mund të shfaqen njolla hormonale dhe ja si zhvillohet bebja
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale