Sa rrezikojnë temperaturat e ulëta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit...
Përgatiti: Teuta Mujaj
Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me late dhe tonik dhe e "ujit" me një produkt me veprim të lartë hidratues.
Më pas e ushqen me një krem antirudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë skrupoloze abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtësi.
Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë…
Efektet e të ftohtit
Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur. Edhe lëkura jote mendon kështu. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve.
Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak (pra më pak ushqim) për qelizat. Pasojat kryesore janë moshidratimi, skuqja dhe kapilarët e kuq që fillojnë të evidentohen. I ftohti bëhet një armik kritik sidomos mbas të 40-ve.
Ngadalësimi i metabolizmit implikon edhe një kapacitet më të vogël për të neutralizuar radikalet e lira, përgjegjëset kryesore të plakjes. Enzimat, substancat kimike që duhet të na mbrojnë, nën efektin e të ftohtit punojnë me një efikasitet më të vogël.
Mbroji sytë dhe buzët me një krem specifik dhe përdor një herë në javë një maskë hidratante (më efikase janë ato me bazë ekstrakte vegjetale të cilat kanë edhe një veprim antiskuqje).
Vër në tavolinë omega 3 (sardelet dhe salmonin), yndyrat që fuqizojnë mbrojtjen e lëkurës, vitaminën C (kivi, agrume, speca): veprimi i tyre antioksidues forcon kapilarët.
Plakja
Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falëndero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht.
Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të ADN-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë.
Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës.
Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk.
Përdor produkte antioksidues dhe hidratantë dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde.
Por mbas të 30-ve një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.
Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë
Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit.
Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.
Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç.
Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysmë ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë.
Pra kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por dhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.
Pasojat e duhanit
Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë "fytyrë tym" për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh.
Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme.
Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike. Kështu lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.
Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për tu eliminuar…Dhe nganjëherë të pakthyeshme.
Kërko t’u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai antirrudhë.
Dielli
Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin.
Mbroju gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, bilës edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra Uv, bile edhe fondotintën blije me këtë cilësi.
Ndotja
Nëse jeton në qytet, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm.
Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra jote është në rradhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf.
Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike.
Mosha më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja.
Të vegjlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje.
Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjent delikatë.
Nëse e ke të irrituar ose sensibël, evito ato që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri