Karriera po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e jetës së femrës bashkëkohore, ndërkaq familja mbetet vatër e sigurt në të cilën kthehet çdo ditë. Dhe, gjithnjë e më shumë femra po ballafaqohen me problemet në harmonizimin e obligimeve afariste të cilat kërkojnë shumë energji dhe kohë dhe familjes e cila kërkon kujdes.
Për shumë gra, të koordinojnë familjen dhe punën mbetet një detyrë e vështirë. Që të arrish t’i mbijetosh orareve të zyrës dhe shkollës, detyrave të fëmijëve dhe atyre të përditshme, kërkon një organizim prej prove të bombës! Ja këshillat tona, pa kaluar në panik, transmeton Telegrafi.
Që të jeni të realizuar në punë dhe në të njëjtën kohë të keni një jetë familjare të kënaqur, shpesh është një sfidë e vërtetë! Në Angli gratë konsiderohen akoma si “engjëjt e vatrës”, kurse në Gjermani, nënat që u besojnë fëmijët e tyre një ‘baby-sitter’, quhen “nëna sorrë”.
Në të kundërt, Zvicra synon mbi barazimin total të sekseve, kurse në Francë, nënat që punojnë mund të shfrytëzojnë shumë ndihma shtetërore (çeqe familjare, azile publike apo reduktim të taksave për angazhimin e një ‘baby-sitter’).
Rregullat e arta për nënat që punojnë
Organizohuni! Koha mund të jetë armiku juaj më i keq, por në të njëjtën kohë edhe arma juaj më e mirë; e rëndësishme është të dini të organizoheni. Për të shmangur që të gjendeni në minutën e fundit me një milion gjëra për të bërë, mundohuni t’i parashikoni gjërat në fillim. Për shembull, duke bërë gati që në darkë fletoret e fëmijëve, veshjen tuaj për të nesërmen dhe sapo të keni një minutë të lirë të kujdeseni për faturat…
Në qoftë se keni vështirësi në organizim, në fillim të javës mos hezitoni të bëni një listë të gjërave që keni për të bërë: pazarin, vizitat mjekësore, mbledhje pune, pra parashikoni diçka për çdo ditë të javës. Disa nëna që punojnë përgatisin ushqimin e gjithë javës në fundjavë dhe i ruajnë në frigorifer për t’i ngrohur në momentin e duhur.
Në zyrë, vlerësohuni dhe bëni që t’ju vlerësojnë. Tregojuni që të kesh fëmijë, nuk do të thotë të jesh më pak e fuqishme! Bëjani të ditur shefit që punoni shumë: në qoftë se vjen më parë në punë ose hyni më shpejt nga orari i drekës, bëjani të ditur në mënyrë diskrete. Për shembull, duke i dërguar një email kur akoma nuk ka asnjeri në zyrë. Në këtë mënyrë, në qoftë se një ditë do t’ju duhet të dilnit më parë për arsye familjare, asnjeri nuk mund t’ju ndalojë.
Çdo gjë në kohën e vet
Në shtëpi ashtu si dhe në punë, për të qenë vërtet në fuqi (dhe për të përfituar nga momentet e qetësisë) duhet të dini të merrni distancat: në shtëpi harroni zyrën dhe anasjelltas. Fëmijët tuaj nuk duhet t’ju telefonojnë në punë për asgjë, shpjegojuni atyre që duhet ta bëjnë vetë disa gjëra në raste urgjente, e njëjta gjë vlen edhe për shefin tuaj nëse ka zakonin e keq t’ju telefonojë kur sapo keni lënë zyrën. Në këtë rast aktivizioni sekretarinë telefonike dhe fikni telefonin.
Relaksohuni
Jeta juaj nuk duhet të limitohet vetëm me punën dhe fëmijët, mundohuni të gjeni momente për veten tuaj. Praktikoni pak aktivitet fizik, shkoni në palestër për të shkarkuar tensionin, ndiqni ndonjë kurs joga, që ju ndihmon të qetësoheni, merrni një pasdite për blerje me mikeshat, e rëndësishme është të rikarikoheni!
Lejoni t’ju ndihmojnë
Fëmijët nuk i keni bërë vetë, përfshini dhe bashkëshortin në punët e përditshme! Të lani enët, të përgatisni darkën, të kaloni pluhurat, pra të ndani detyrat është fondamentale. Në qoftë se mund t’ia lejoni vetes, mund të merrni dikë për t’ju ndihmuar me punët e shtëpisë ose një kujdestare për fëmijë.
Mos u ndjeni në faj
Mësohuni ta hiqni prizën pa u ndier në faj. Nuk i keni mbaruar akoma të gjitha gjërat që kishit për të bërë? Sonte jeni shumë e lodhur për të gatuar? Mos u ndieni në panik, fëmijët tuaj nuk do të zhgënjehen nëse herë pas here, nxirrni nga frigoriferi një picë, përkundrazi! Përfitoni nga momentet e qetësisë pa shumë vrarje ndërgjegjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj