LAJMI I FUNDIT:

Çfarë flet për ju libri që e lexoni?

Çfarë flet për ju libri që e lexoni?

Literatura që ju e preferoni, zbulon shumë nga karakteri juaj. Pikërisht për këtë, çdo mashkull, të cilit ia keni tërhequr vëmendjen (natyrisht, me pamjen tuaj), mundet, në saje të titullit të librit, të zbulojë karakterin tuaj.

Literatura klasike

Përshtypja e parë: Shumica e femrave të cilat preferojnë këtë literaturë, në pikëpamje intelektuale dhe emotive janë ‘të forta’ dhe të pavarura, gjë që bie në kundërshtim me mendimet e meshkujve lidhur me to. Megjithatë, meshkujt mendojnë se këto gra është vështirë t’i kënaqësh, para së gjithash në nivelin intelektua.

Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ata që dëshirojnë lidhje serioze, nga të cilat mund të mësojnë shumë, transmeton Telegrafi.


Romane-krimi

Përshtypja e parë: Meshkujt besojnë se femrat që lexojnë romane-krimi, janë tipa më shumë mendimtare sesa emotive, si dhe se në jetë anojnë më tepër nga reaksionet e menduara mirë. Kur është fjala për seksin, meshkujt besojnë se këto gra janë krenare dhe mjaft të vendosura, për t’u lëshuar në eksperimentime.

Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Numri më i madh i meshkujve thonë se më shumë i tërheqin femrat të cilat lexojnë romane-krimi sesa ato që lexojnë literaturë erotike. Mirëpo, në cilën kategori bien këta meshkuj? Po, në atë intelektuale, dhe mbi të gjitha kanë vetëbesim.

Romanet aventuriere

Përshtypja e parë: Po qe se mashkulli ju zë duke lexuar, për shembull, librin për Hari Poterin, sigurisht se do të mendojë që jeni e papjekur, sidomos nëse është fjala për jetën emotive. Porse, gjithashtu, mund të ketë përshtypjen se jeni skofiare dhe e gatshme që t’i ofroni shumë.

Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ëndërrimtarët e mëdhenj, por njëherësh edhe meshkujt që kanë dëshirë të dominojnë dhe të jenë mbrojtës të lidhjes së tyre.

Literatura erotike

Përshtypja e parë: Secili mashkull do të mendojë se, nëse lexoni tregime të nxehta, jeta juaj intime është monotone dhe se gjakoni për eksitime! Krahas kësaj, ai mund të mendojë se jeni nevrike, por edhe se nuk mërziteni për mendimin e rrethit.

Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ata të cilët gjurmojnë pas gruas së bukur, e jo për lidhje kualitative.

Agjërimi, leximi dhe gjërat tjera që ju bëjnë më të mençur!
Lexo po ashtu Agjërimi, leximi dhe gjërat tjera që ju bëjnë më të mençur!

Literatura “e lehtë”

Përshtypja e parë: Ai do të mendojë se është fjala për person sipërfaqësor, që nuk e merr jetën me seriozitetin e duhur. Edhe pse i pëlqen gatishmëria e saj për aventurë, do të mendojë se po e frikon lidhja serioze. Variant më i mire është që të mendojë se dama është e lodhur, sepse puna e saj kërkon angazhim të pandërprerë intelektual.

Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ata të cilët kanë vetëbesim dhe janë sharmantë, por që nuk janë të gatshëm për lidhje serioze.

“Bukuria dhe shëndeti”

Përshtypja e parë: Do të mendojë se fjala është për femrën praktike dhe bashkëkohore, së cilës i pëlqen të jetë e informuar, në mënyrë që informacionet e tilla t’i shfrytëzojë për jetë më të bukur, më të shëndetshme dhe më cilësore.

Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Femrat e këtilla i tërheqin meshkujt të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm femra e vërtetë mund t’ua bëjë jetën të plotë dhe të cilët janë të gatshëm që një lidhje të këtillë ta realizojnë. /Telegrafi/