Secila femër ka nevojë për shoqe të ngushta. Është kënaqësi të kesh në jetë një mashkull të cilit mund t’i thoni gjithçka, por ekzistojnë tema të cilat mund t’i kuptojë vetëm një femër tjetër.
Përveç kësaj, disa kritika, lëvdata dhe këshilla, tingëllojnë krejtësisht ndryshe kur ua thotë një shoqe, sesa kur ato fjalë dalin nga goja e partnerit tuaj.
Dukesh trash me ato pantallona
Këtë kritikë padyshim se nuk do ta pranonit edhe aq mirë po të vinte nga i dashuri ose burri. Por kur shoqja ju thotë: “Mos i vesh kurrë më ato pantallona”- do ta dëgjoni dhe do ta bëni pikërisht atë. Shoqja do ta dijë t’i japë kah këtij paralajmërimi duke e qartësuar se problemi nuk qëndron te trupi juaj, por te pantallonat e shëmtuara, transmeton Telegrafi.
Mos ji aq e ndjeshme
Vetëm një femër tjetër mund ta kuptojë lëkundjen hormonale që shpesh sjell deri te lëndimi emocional dhe lotët. Mikesha juaj do t’u tregojë më së miri për fazën të cilën ‘e urrejnë të gjithë’, e përmes së cilës edhe ju kaloni brenda muajit.
Nuk je nënë e keqe
Është një lehtësim i madh kur e dini se edhe mikeshat tuaja mundohen me të gjitha fuqitë që të jenë prindër të mirë dhe të suksesshëm. Ndjenja e fajit largohet kur e kuptoni se çdo e dyta femër përjeton të njëjtën dilemë. Prandaj, shoqet tuaja janë aty për të kuptuar turbulencat emocionale në fillet tuaja të të qenit nënë.
Haje atë tortë
Pavarësisht nëse jeni në dietë dhe numëroni çdo ushqim, shoqja do të dijë ta godasë momentin kur thjeshtë keni nevojë për ‘çlirim’ nga numërimi i kalorive. Ndërsa nëse ua sjell një ëmbëlsirë të cilën e dëshironi më së shumti, atëherë shoqëria juaj do të zgjasë përgjithmonë.
Lëre atë qese me patatina
Njëkohësisht, shoqja e mirë do t’u paralajmërojë kur është koha që të hiqni dorë nga çipsat. Nëse parteri juaj do të tentonte t’ua largonte nga dora ushqimin tuaj të preferuar, sipas të gjitha gjasave do ta shikonit shtrembër dhe nuk do të vepronit si thotë ai, por shoqen do ta dëgjoni sepse e dini se ajo ua do të mirën.
Të sjell drekën
Është ndjenjë e këndshme kur shoqet të thonë ‘thirrëm nëse ke nevojë për diçka’, ndërsa është edhe më bukur kur vetë e kuptojnë situatën në të cilën keni nevojë për ndihmë. Qoftë në lidhje me fëmijët tuaj duke i dërguar ata në park dhe duke ju lënë që të përgatiteni lirshëm për udhëtim, ose ju thërrasin sepse e dinë se keni nevojë që t’i qaheni dikujt. Mikeshat e mira nuk presin që t’u thoni se keni nevojë për to, por dinë vetë ta njohin atë moment dhe t’u ndihmojnë pa kërkuar ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime