Në ditët e nxehta të këtyre ditëve të korrikut, specialistët e shëndetit, kryesisht dermatologët, japin këshillat e tyre në drejtim të mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.
Djegiet e diellit
Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni.
Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që të bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraket e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.
Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16.
Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.
Ekspozimi
Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar.
Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s’është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz.
Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë
Deti
Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve.
Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6-7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15-20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2-3 seanca.
Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë
Ja disa nga këshillat e specialistëve të shëndetit:
1-Mbani syze dielli
2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia
3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16
4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare
5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi
6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)
7-Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje
8-Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide
9-Nxehtësia e verës kuron veshkat
Ndërkaq, sipas dermatologëve, nuk duhet të harrojmë se:
-5 orë në ditë, gjatë verës janë tepër të dëmshme për lëkurën. Bëhet fjalë për orën 10 të mëngjesit deri në orën 3 të mesditës. Gjatë kësaj kohe mjekët rekomandojnë që njerëzit dhe veçanërisht fëmijët të mos dalin nga shtëpia.
-30 minuta para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.
-99 për qind mbrohen sytë nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe vjeshtë dhe në dimër.
-15 minuta mjaftojnë që lëkura të dëmtohet nga dielli. Efektet negative të djegies vihen re vetëm 12 orë pas dëmtimit të lëkurës, kjo e bën të vështirë për njerëzit ta kuptojnë se rrezet që marrin janë të tepërta ose jo.
-34 gradë celsius duhet të jetë temperatura e ujit në det ose në pishina që njerëzit të mund të lahen pa problem dhe pa frikë, temperature më të larta ose edhe më të ulëta janë të dëmshme për lëkurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj